Angelina Jolie i rikthehet kinematografisë, këtë herë si regjisore

Angelina Jolie do të rikthehet sërish në kinemtaografi, por këtë herë si regjisore. Ajo pritet të drejtojë filmin “Unreasonale Behaviour”, një autobiografi për fotoreporterin britanik, Don McCullin. Filmi i prodhuar nga aktori Tom Hardy është i bazuar në autobiografinë e McCullin, që është publikuar në vitin 1992 dhe u përditësua në 2017-tën.

Ai tregon jetën e fotografit dhe gazetarit të njohur, i cili lëvizi nga Londra në disa nga zonat më të rrezikshme të luftës në botë. Filmi i transporton njerëzit nga rënia e murit të Berlinit tek lufta civile në Siri, ndërkohë që McCullin rrezikon jetën e tij për të fotografuar gjithçka.

“Jam e nderuar që kam mundësinë për të sjellë jetën e Don McCullin në film. U tërhoqa veçanërisht nga angazhimi i tij për të dëshmuar të vërtetën e luftës, nga ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat”, është shprehur Jolie.

Angelina është tërhequr gjithmonë nga historitë e vërteta të luftës gjatë karrierës ë saj, duke pasur rolin e regjisores edhe tek “The Land Of Blood” dhe “Honey”.

LEXO EDHE:

Back to top button