Mos vallë Kida dhe Butrinti po “gatuajnë” diçka sëbashku?

Nuk duam t’ju entuziazmojmë para kohe, por ka gjasa që Kida dhe Butrinti të na sjellin një bashkëpunim. Ose të paktën kështu po aludohet në rrjet. Shkak janë bërë fotot e këngëtarëve në studio, duke ngjallur dyshime se kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët.

Si mbështetësit e Butrintit, ashtu edhe ata të Kidës po kryqëzojnë gishtat që diçka e tillë të ndodhë teksa mediat sociale janë tejmbushur me fotot e tyre. Përveç kësaj për momentin nuk kemi asnjë provë tjetër që na vërteton faktin se ata po vijnë me një bashkëpunim, por kurrë s’i dihet.

Deri tani ata nuk i kemi parë në një duet, por si dy nga artistët më të suksesshëm të këtyre viteve të fundit, jemi të sigurtë se do ishte hit i garantuar. Ndërkohë, Butrinti pritet të publikojë  “Phantom” e për këtë na ka paralajmëruar prej javësh por ende nuk ka asnjë detaji të ri.

Pak javë më parë ai solli “Anlasana”, remake i këngës së turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull.

Nga ana tjetër projekti i fundit i Kidës ka ardhur 2 muaj më parë. “Edhe sa” bëri namin me fabulën e veçantë dhe Kidën si “bad girl’ dhe numëron aktualisht mbi 13 milionë klikime.

LEXO EDHE:

Back to top button