Fetai do të kërkojë dënim me burg për të gjithë të akuzuarit në rastin “Shuplakat”

Prokurorja Fatime Fetai ka paralajmëruar se përmes ankesës në Gjykatën e Apelit do të kërkojë dënim me burg për Mile Janakieskin dhe të akuzuarit e tjerë në rastin “Shuplakat në Qendër”, pasi Gjykata Penale sot dënoi me kusht disa të akuzuar në këtë rast.
Në lidhje me: Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht për rastin “Shuplakat”
“Pjesërisht jam e kënaqur, jam e kënaqur që është vërtetuar përgjegjësia penale tek të akuzuarit. Por nuk jam e kënaqur me sanksionet penale, por kjo nuk varet nga prokurori publik, por nga gjykata që vlerëson. Sigurisht që në këtë pjesë, qasja e sanksionit penal do të ketë ankesë nga ana jonë, sepse mendojmë që gjykata ka mbivlerësuar rrethanat lehtësuese”, tha mes tjerash Fetai.