Marrëveshja e investimeve BE-Kinë pranë miratimit

Bashkimi Europian dhe Kina janë një hap më pranë përfundimit të një marrëveshje investimi, pasi asnjë nga 27 ambasadorët e BE-së nuk kanë shfaqur shenja mospranimi, sipas një diplomati të BE.

- Advertisment -

“Ambasadorët e BE-së e mirëpritën gjerësisht përparimin e fundit në bisedimet BE-Kinë”, tha diplomati.

“Në mbarim të takimit, presidenca e Këshillit arriti në përfundimin se asnjë delegacion nuk kishte ngritur një shenjë ndalimi dhe se kështu u pastrua rruga për një miratim politik”, shtoi ai.

Marrëveshja e investimeve BE-Kinë, shtatë vjet në proces, do të bëjë që kompanitë europiane në Kinë të mund të konkurrojnë me firmat vendase në një fushë të barabartë loje.

Ajo do të mbrojë, gjithashtu, hyrjen e kompanive kineze në tregjet europiane.

LEXO EDHE:

Back to top button