Filipçe dhe Mickoski përplasen në Kuvend për ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar

Përplasje në Kuvend mes kryetarit të opozitares LSDM Venko Filipçe dhe kryeministrit Hrisitjan Mickoski lidhur me ndotjen e ujit të pijshëm në Gostivar. Filipçe akuzon pushtetin se nuk ka përgjigje lidhur me përgjegjësinë e incidentit në Gostivar, ndërsa paralajmëron se hiperklorimi i ujit shton rrezikun për sëmundje malinje. Nga ana tjetër Mickoski thotë se në kohën kur Filipçe ka qenë ministër i Shëndetësisë banorët e Gostivarit kanë konsumuar ujë jo të rregullt. Kryeministri paralajmëroi se gostivarasit për disa ditë do të mund ta përdorin ujin edhe për pije.

“Nuk ka përgjigje për atë si janë rezultatet tani. Pse nuk i publikoni rezultatet nga uji në Gostivar? Pse jepni deklarata kontradiktore, ju një deklaratë ministri i shëndetësisë tjetër? Gjoja uji do të jetë i mirë për pije, ndërsa më pas do të jetë uji do të jetë teknikisht i rregullt. Njerëzit janë të hutuar, nuk e dinë se çfarë të bëjnë dhe nuk e dinë kujt t’i besojnë. E lëshoni ministrin e Brendshëm të flet për pastrimin e ujit, klorimin, hiperklorimin. Njeriu nuk ka kapacitet, nuk di për atë, nuk e ka atë fushë të ekspertizës. Kini kujdes, hiperklorimi i ujit e rrit rrezikut për sëmundje malinje. Mos luani lojëra”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

“Ja këtu ka për Gostivarin, këtu ka për Gostivarin dhe rrethinën e Gostivarit, ju jeni ministër atëherë në atë periudhë. Jo vetëm që iu dogjën spitale modulare, por si doktor ju nuk iu përmbajtët betimit. Ju lejuat që njerëzit të konsumojnë ujë i cili së paku ka paraqitur rrezik për njerëzit që e kanë konsumuar. A nëse unë si inxhinier ose Pançe si jurist kupton ose nuk kupton në hiper ose johiperklorim nuk e di. Por e di se nëse dje kanë qenë 6 mostra të ujit të parregullta dhe sot janë dy, pres që gostivarasit për disa ditë do të kenë ujë të rregullt edhe për pije”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button