Filipçe: E ardhmja e vendit varet nga ky proces – benefitet vijnë edhe gjatë negociatave
Kreu i social demokratëve Venko Filipçe i bëri thirrje Qeverisë që të mos e lëshojë shansin e planit franko-gjerman pasi siç thotë, Maqedonia do të ketë benefite të cilat do ti ndjejë madje edhe gjatë negociatave. E ardhmja e Bashkimit Evropian është me Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas thotë Filipçe. Sipas tij, procesi i integrimit evropian hynë në një fazë kyçe ku po hapen mekanizma lehtësuese për afrim drejt anëtarësimit.
Për herë të parë kështu publikisht dhe në këtë formë të gjitha vendet anëtare e BE-së thonë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së. Ofrojnë mekanizma lehtësuese për euro-integrimin tonë, me të cilat benefitet nga anëtarësimi fitohen më tepër dhe ndjehen edhe gjatë periudhës së negociatave dhe jo vetëm kur vendi do të bëhet anëtare. Konsideroj se duhet ta shfrytëzojmë këtë derë sa është e hapur, të mos e lëshojmë shansin sepse bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit, për mirëqenien dhe kualitetin e jetës së qytetarëve, deklaroi Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk









