Filipçe: Ka para në buxhet për të rritur pagën minimale në 600 euro

Filipçe: Ka para në buxhet për të rritur pagën minimale në 600 euro

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe tha sot se ka para në buxhet për të rritur pagën minimale në 600 euro. Sipas tij me rishikimin e buxhetit mund të sigurohen para, pa rrezikuar kompanitë. Filipçe ofroi dy zgjidhje, së pari të shkurtohen fondet nga buxheti për mallra dhe shërbime, si dhe shkurtim i një pjese të subvencioneve për transferimet në ministri.

“Norma 1 kategoria 42 e Buxhetit, mallrat ku janë planifikuar 27.5 miliardë denarë. Këtu përfshihen shpenzimet e udhëtimit, shërbimet kontraktuale, reprezentacionet, drekat, makinat e reja, mobilet, komoditetin për zyrtarët qeveritarë. Nëse shkurtoni midis 20-30% të kësaj kategorie arrini një shumë parash prej 5.5-8 miliardë denarë ose 90 deri 130 milionë euro. Dhe tashmë këtu po plotësohen nevojat për rritjen e pagave të punëtorëve”, deklaroi Venko Filipçe – Kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button