Filipçe: Kompanitë të mos kërkojnë test nga të punësuarit që e kanë kaluar Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se kompanitë nuk duhet të ju kërkojnë test negativ të punësuarve të infektuar me Covid-19, pasi ata kalojnë 10 ditë në izolim (asimptomatik)-20 ditë (simptomatik).Filipçe theksoi se është dëshmuar se pas kësaj periudhe, pacienti nuk mund të shpërndajë virusin.

“Duhet ta dinë të gjithë, përfshi këtu edhe punëdhënësit se pas 10 ditëve në rastet asimptomatike, dhe 20 ditë pacient me simptome…edhe nëse është bartës i virusit që do të detektohej përmes kontrollit me test, personi nuk mund ta shpërndajë virusin dhe nuk është i infektuar. Kjo është treguar në kërkime shkencore dhe është vërtetuar në laboratorin tonë në ASHAM, që kohën e fundit e ka analizuar këtë çështje. Nëse ka raste të këtilla do të gjejmë mënyrë që ta informojmë publikun se kjo nuk duhet të bëhet”, pohoi ministri Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button