Filipçe: LSDM-ja investoi seriozisht në arsim

Filipçe: LSDM-ja investoi seriozisht në arsim

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe në ditën e parë të mësimit qëndroi në shkollën Kiro Gligorov në Komunën Qendër, shkruan Alsat.

Ai tha se kreu i Komunës Gerasimovski ka siguruar kushte për nxënësit dhe lehtësime financiare për prindërit.

Filipçe tha se pushteti i kaluar ka investuar seriozisht në arsim, gjë që aktualisht mungon.

“Këtu jemi te Shkolla “Kiro Gligorov” që është një nga shkollat ​​e ndërtuara rishtazi gjatë mandatit të LSDM-së. Ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 80 shkolla. Kemi bërë një investim të konsiderueshëm në pagat e mësuesve, ato nuk janë rritur kurrë me një përqindje të tillë më pare, mbi 50%, diçka që tani mungon seriozisht. Programi që po përgatisim për zgjedhjet lokale bazohet në sigurimin e arsimit cilësor, sigurimin e rrugëve të sigurta për fëmijët që vijnë në shkolla dhe gjithçka që mund të bëhet në kuadër të vetëqeverisjes lokale për të mbështetur prindërit”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button