Filipçe: Me çerdhet nuk kemi problem serioz

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nuk përjashton mundësin e mbylljes së çerdheve dhe shkollave nga klasa e parë deri në të tretën, të cilët e ndjekin mësimin me prezencë fizike, në rast se koronavirusi fillon të përhapet edhe tek kjo kategori e fëmijëve, megjithatë sipas tij, ndonëse çerdhet funksionojnë tanimë një muaj, nuk është vërejtur ndonjë problem më serioz.

Në kuadër të emisionit 360 gradë i pyetur se: “A mundet të ketë ndryshim te çerdhet dhe shkollat?”, Filipçe me përgjigje.
“Po, absolutisht. Nëse ka numër të madh të sëmurësh dhe se përhapja vjen nga ato institucione do ketë rekomandim për mbylljen e tyre. Por për momentin nuk ka.

Për këto nga klasa e parë deri në të tretën!

Po. Ja i përmendëm çerdhet dhe për momentin nuk kemi ndonjë problem serioz, ndërsa ato funksionojnë tash një muaj. Ende është herët të thuhet nëse ka ndonjë rrezik ose problem në shkollat pasi ato janë hapur më pak se dy javë. Prandaj ne me vëmendje e ndjekim situatën dhe nëse ka probleme, gjithsesi se ne do rekomandojmë edhe ato institucione të mbyllen. Por për momentin edhe statistikat tona tregojnë se numri më i vogël i të sëmurëve janë fëmijët deri 9 vjet, pak më shumë kemi nga mosha 9-18, por në raste individuale gjatë komunikimit të përditshëm, shohim se nuk ka ndonjë problem serioz”, tha Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button