Filipine, 13 të vdekur pas sulmit me bomba

[Nickee Butlangan/AFP]


Një shpërthim që ndodhi sot në një qytet në pjesën jugore të ishullit filipinas Jolo ka shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 70 të tjerëve, mes tyre ushtarakë dhe civilë.

Nga ushtria thanë se pas sulmit dyshohet të jenë militantët islamikë.

Bombat, të cilat mendohen se janë të krijuara në kushte shtëpie shpërthyen me një orë diferencë nga njëra-tjetra në qendrën urbane të ishullit Jolo, një bastion i Abu Sayyaf, një grup militant që është zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik.

Abu Sayyaf u themelua në vitet ’90, fillimisht duke ndjekur një kauzë separatiste, të cilën e ka braktisur prej kohësh. Prej vitesh grupi ka qenë i lidhur me al-Kaedën dhe më vonë me Shtetin Islamik.

Por synimet separatiste janë ende aktive në arkipelagun Sulu, ku tashmë qindra ushtarë janë alokuar për të shkatërruar grupin.

LEXO EDHE:

Back to top button