Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, qytetarët me mendime të ndara

Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, qytetarët me mendime të ndara

Gazetare: Ajnur Bafqari

Qytetarët me mendime të ndara lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Një pjesë e tyre shprehen optimistë se hapja e negociatave do të sjellë shumë përfitime për vendin, veçanërisht në fushën ekonomike. Pjesa tjetër mbeten skeptikë, ata kritikuan propozimin francez, duke nënvizuar se më një gjë të tillë do të ndryshohet historia e vendit.

“Nëse anëtarësohet atëherë shumë mirë do të jetë. Do të kemi perspektivë, po mendoj popullata, si për shqiptarët edhe për të tjerët”.

“Sikur deri më tani, ashtu edhe më tej, duam të ndodh, qytetarët duan të ndodh, por nuk dihet çfarë do të ndodh, kjo me bullgarët është shumë rëndë…Unë dua të ndodh, jo vetëm unë, të gjithë qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të ndodh, tani çfarë ka thënë Zoti, ajo”.

“Asgjë nuk mund të presim”.

“Unë mendoj se do të bëhet mirë, përse jo, me siguri në BE kanë ndonjë kuorum, ndonjë kuotë të pagës, pra siç e di paga më e ulët është 600, 800, ndoshta edhe 1000 euro, pra dy persona të punojnë këtu dhe të marrin nga 1000 euro, me 2000 euro çfarë do t’i duhet të shkojë jashtë vendit”.

“Një prej punëve më të mira që mund t’i ndodh Maqedonisë”.

Çfarë prisni më konkretisht ju?

“Presim të që të na pranojnë në BE…Gjendja ekonomike do të përmirësohet. Për të gjithë qytetarët”.

“Ky do të jetë një prosperitet për lëvizje të lirë të fuqisë punëtore, të investimeve, kush dëshiron këtu të jetojë të mund të gjej vend të mirë pune, kush dëshiron të udhëtojë, të mund të shkojë. Kështu në çdo aspekt do të ishte shumë më mirë për Maqedoninë”.

“Unë mendoj se është koha që Maqedonia të kënaqet. Ka plotësuar të gjitha kushtet që duhej të plotësonte, tani është koha që të negociohet, normalisht duhet populli të qetësohet pak, të sheh përpara”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button