Filloi pastrimi i deponisë jolegale në Vizbeg

Plehrat e hedhura, mbeturina të të gjitha llojeve që ndotnin rrethinën e Vizbegut, dhe që u injoruan për dekada, pas reagimit nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit sot përfundimisht filluan të pastrohen.

E gjithë sipërfaqja që do t’i nënshtrohet pastrimit është rreth 100,000 m2 ose 10 hektarë. Pra, gjithë këtë pjesë, kemi për qëllim ta pastrojmë, ta rrafshojmë në mënyrë që të mund të kultivohet, kam fjalën të mbulohet me dhe të mirë – u shpreh Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Në vendin e deponisë së paligjshme në Vizbeg është planifikuar të ndërtohet park.

“Derisa pastrohej deponia ilegale në Vizbeg, nga ana tjetër shpërtheu tym i zi. Tymi vjen nga oborri i një prone private. Megjithëse inspektorët alarmojnë që rastet e tilla të ndotësve të paraqiten, megjithatë kushtetuta nuk u lejon të kontrollojnë se çfarë bëhet në prona private”.

Deponia në Vizbeg është vetëm një prej 1 mijë deponive që e ndotin vendin. Autoritetet nuk e dinë as numrin e saktë të deponive ilegale e as nuk tregojnë kur do të pastrohen.

Punojmë së bashku me të gjitha autoritetet lokale në vend. Flasim me kryetarin e Shkupit për përmirësimin e deponisë së Drisllës. Për deponinë Rusino kemi plan dhe bashkëpunim nga ambasada zvicerane. Punojmë në rajonin e veriut dhe në veri-lindje, pasi e dini që investojmë 38 milion nga programi IPA 2. 39 kamionë tashmë janë marrë. Si në jug-lindje ashtu edhe në jug-perëndim kemi aktivitete për krijimin e sistemit qendror të mbeturinave – deklaroi Naser Nuredini- ministër i mjedisit.

Ministria e Ekologjisë do të paguajë më shumë se 300,000 euro për të pastruar deponinë e paligjshme në Vizbeg.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button