Kuvend, debat mbi sistemin e gazësjellësit

Deputetët filluan debatin mbi projektligjin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes dekadëshe midis shtetit dhe AD GAMA. Për deputetët e opozitës, një ligj i tillë është skandaloz të gjendet fare në Kuvend, sepse mosmarrëveshja me Makpetrolin mbi pronësinë e sistemit nacional të gazsjellësit duhet të ishte zgjidhur në gjykata.

Madje, paramendoni, nuk paska pasoja financiare. Ka pasoja financiare për subjektet, por kuptohet, ato do jenë në plus, por Qeveria dhe shteti do jenë në minus. Për vetë ligjin, nuk mundet me ligj të zgjidhni mënyrë për zgjidhjen e kontestit”-tha Gordana Siljanovska Davkova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Por, pushteti nuk sheh asgjë kontestuese në këtë. nga LSDM thonë se ky ligj do t’i japë fund kontestit disa dekadësh, dhe shteti do behet pronar i gjithë sistemit të gazsjellësit.

Unë do t’ju pyes vetëm një gjë? “A nuk kërkon interesi i lartë shtetëror zgjidhje përmes institucionit më të lartë legjislativ, që do të japë pëlqim për interes të lartë shtetërorë?-pohoi Snezhana Kaleska-Vançeva, deputete e LSDM-së.

Para gjykatave, shteti dhe “Makpetrol” kanë zhvilluar tre procese gjyqësore që nga viti 2005 në të cilat është kërkuar të përcaktohet struktura e pronësisë në SH.A “GAMA”. Me këtë propozim- ligj, shteti do të duhet të paguajë 32 milion euro “Makpetrol-it” dhe ta blejë aksionin që e posedon kompania, pas çka do të bëhet pronar i të gjithë sistemit të gazit.

 

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button