Fillon në Shtip gjykimi ndaj shtetasit turk Kadir Kara, akuzohet për vrasje

Fillon në Shtip gjykimi ndaj shtetasit turk Kadir Kara, akuzohet për vrasje

Në gjykatën në Shtip ka filluar gjykimi ndaj 21-vjeçarit, shtetas turk Kadir Kara, i akuzuar për vrasjen e një shtetasi turk vitin e kaluar në një kafene në qendrën e qytetit. Në seancën e sotme, në fjalët hyrëse, prokuroria theksoi se vrasja e 8 majit të këtij viti ishte kryer në mënyrë mizore, e organizuar me mbështetje logjistike, me vetëdije dhe në mënyrë aktive. I dyshuari i parë, në momentin e kryerjes së vrasjes, nuk kishte leje qëndrimi në vendin tonë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë paraqitur në vend me identitet të rremë. Për këtë arsye, prokuroria kërkoi dënim të rreptë për të akuzuarit. Ndërsa mbrojtja thotë se faktet janë shtrembëruar dhe paralajmëroi se do të kërkohet rikualifikim i veprës.

“Ne sot si mbrojtje, si avokat i dy të akuzuarve, të akuzuarit të parë dhe të akuzuarit të katërt, sot kërkova që vepra penale të konsiderohet e kryer nga nevoja e skajshme, ose kërkuam të konsiderohet vrasje në çast, sepse besojmë se ne si mbrojtje do ta dëshmojmë këtë dhe do të vazhdojmë të kërkojmë që kualifikimi juridik të jetë në atë drejtim”, tha Shenasi Osmanov, avokat i dy të akuzuarve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button