Filloi sot gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit

Filloi sot gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit

Pas dy zvarritjeve sot ka filluar seanca gjyqësore kundër të akuzuarve për vrasjen e Vanja Gjorçevskas 14 vjeçare dhe të moshuarit nga Velesi, Pançe Zhezhovski. Të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm. Lupço Pallevski-Pallço në cilësinë e të akuzuarit të parë tha se nuk ndjehet fajtorë për vrasjen e dyfishtë, ndërsa të akuzuarit tjerë u mbrojtën me kundërshtim se nuk kanë ndihmuar Pallçon në kryerjen e vrasjeve. Derisa në seancë është duke vazhduar kundërshtimi i provave të prokurorisë nga ana e avokatëve mbrojtës, në lidhje të drejtpërdrejtë kemi gazetarin Mihaillo Donev që do na sjell informacione shtesë. /Alsat.mk


Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot fillon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale Shkup këtë muaj ka marrë vendim që t’i bashkojë veprat e të akuzuarve, pasi Prokuroria Themelore Publike fillimisht ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, e më pas edhe ndaj të dyshuarit të parë Ljupço Palevski, i cili ishte në pritje të ekstradimit nga Turqia, për kidnapimin dhe vrasjen brutale të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi.

Vanja nga Shkupi dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

LEXO EDHE:

Back to top button