" "
Aplikimi i hershëm i politikave rigoroze fiskale mund të ketë pasoja negative, paralajmëron analistja ekonomike nga “Finance Think”, Bllagica Petreski në paraqitjen e saj në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Siç shton ajo, strategjia fiskale duhet të përshtatet me kushtet aktuale.
“Jo vetëm që duhet të kemi kujdes se sa do të jetë deficiti dhe borxhi ynë publik, duhet të jemi të kujdesshëm, duke përshpejtuar ti arrijmë ato qëllime, e shtrëngojmë tepër politikën fiskale. Duhet të jemi mesatar dhe duhet të kujdesemi që dhe strategjia fiskale të përshtatet sipas kushteve aktuale”, tha Petreski.








