Koçovska: Ministria kompetente pa reagim me kohë për humbjet financiare në ELEM

" "

ELEM-i punon me humbje, ndërsa për një situatë të tillë qeveria nuk ka reaguar, tha në emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat, përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Koçovska. Sipas saj, kompania ka qenë e detyruar të dorëzojë raporte financiare në ministrinë kompetente, por nuk ka pasur përgjigje të duhur.

“Shoqëritë aksionare shtetërore janë të detyruara të dorëzojnë raporte financiare në Ministrinë e Financave në baza tremujore. Këtu lind pyetja – çfarë ka bërë ministria kur ka filluar ta shohë situatën në ELEM, e që tani nuk është. Vitin e kaluar ELEM kishte një humbje prej gati 17 milionë eurosh”, tha Koçovska.

LEXO EDHE:

Back to top button