" "
Në kushte kur ende ekziston pandemia dhe pasiguritë janë ende sfidë për ekonominë, rritja e parashikuar e ekonomisë prej 4,6 % është tepër optimiste, thotë Bllagica Petreski, analiste ekonomike nga “Finance Think” në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.
Siç shton ajo, një sfidë serioze për zhvillimin e biznesit është kriza e shpallur energjetike.
“Kriza dhe presionet energjetike do të ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të shtyjnë inflacionin e përgjithshëm. Të gjitha këto aspekte tregojnë se rritja reale prej 4,6 % është shumë optimiste për momentin”, është shprehur Petreski.








