Financimi i fushatës politike, me paratë nga buxheti?

Revizioni duhet të konfirmojë dyshimet

Pesë parti politike më të mëdha dhe më të vogla dyshohen se kanë shkelur Kodin zgjedhor duke financuar një pjesë të fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare me mjetet që marrin nga buxheti i shtetit. Këto dyshime Komisioni për parandalimin e korrupsionit i ka përcjellë në Entin Shtetëror të Revizionit i cili duhet t’i shqyrtojë, sipas kompetencave që ka. Partitë politike kanë xhiro-llogari të rregullt në të cilën u transferohen paratë nga buxheti i shtetit si dhe të ardhura private si mjete anëtarësimi, donacione dhe kredi. Të gjitha këto mund të shfrytëzohen për financimin e fushatës, përveç mjetet që marrin nga buxheti i shtetit.

Disa nga partitë, duke mos pasur mjaftë burime dhe donacione, qoftë në llogarinë e zakonshme dhe qoftë në llogarinë zgjedhore, i marrin paratë e buxhetit dhe si donacion nga partia i shfrytëzojnë për financimin e partive politike”-tha Katica Nikollovska, Komisioni për parandalimin e korrupsionit.

Një pjesë e partive madje gjatë fushatës nga donacionet kanë siguruar më shumë mjete se sa e parashikon ligji, duke mos e shkelur atë por gjithsesi duke manipuluar mundësitë që ai ofron.

Është arritur të sigurohet lëvizje e parave në llogaritë e rregullta në shuma më të mëdha dhe të derdhen në llogaritë e tyre zgjedhore. Zbuluam se ka persona fizik të cilët kanë dhuruar edhe në llogarinë e rregullt, edhe në llogarinë zgjedhore dhe kur të mblidhen të ardhurat, janë shumë më shumë se sa shuma e lejuar sipas Kodit zgjedhor”-pohoi Katica Nikollovska, Komisioni për parandalimin e korrupsionit.

Nëse vërtetohet se ka keqpërdorime të caktuara, Antikorrupsioni do të hapë lëndë.

Ky institucion kujtoi se rekomandimi i tyre për rishikimin e ligjit nuk është bërë dhe si pasojë, personat e zgjedhur që në fushatë zgjedhore keqpërdorin mjetet nga buxheti i shtetit, mbeten të pandëshkuar. Në datë 25 tetor skadon afati i partive politike që të dorëzojnë raportet financiare të fushatës. Nga 15 subjekte pjesëmarrëse në fushatë, deri tani, këtë e kanë bërë vetëm shtatë.

Fatlume Dervishi

LEXO EDHE:

Back to top button