Finlanda do të dërgojë tre tanke të tjera ‘Leopard 2’ në Ukrainë

Finlanda do të dërgojë tre tanke të tjera ‘Leopard 2’ në Ukrainë

Finlanda do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën nga pushtimi rus, duke e furnizuar me tre tanke të tjera Leopard 2.

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës ka njoftuar një paketë të re prej 161 milionë eurosh mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e tre tankeve të tjera ‘Leopard 2’, shkruan Sky News.

Vendi tashmë është zotuar të dërgojë tre nga tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, duke e çuar numrin total në gjashtë.

Finlanda do të financojë trajnimin për tanket si dhe mirëmbajtjen e tyre, tha sot ministria e saj e mbrojtjes. Armët e rënda dhe municionet gjithashtu do të dërgohen në Kiev për luftën e tij kundër pushtimit rus.

LEXO EDHE:

Back to top button