Finlandë: Kryeminstrja bën festë të ‘shthurur’, qytetarët e kryqëzojnë

Kryeminstrja e Finlandës bën festë të ‘shthurur’, qytetarët e kryqëzojnë

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë në epiqendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër alegro në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.


Me sa duket kryeministrja finlandeze ka qenë duke festuar me miqtë e saj, duke konsumuar pije alkoolike, kërcyer dhe kënduar. Nga video ajo duket se po shijon momentin me shokët dhe shoqet, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale.

Megjithatë mediet vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar video e kryeministres, e cila tashmë është bërë virale në Finlandë.

LEXO EDHE:

Back to top button