Fiti: Nuk përjashtohet tatimi progresiv, të gjitha opsionet janë të hapura

Këshilltarja për çështjet ekonomike e kryeministrit Zoran Zaev, Nina Fiti Nedellkovska në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat lë hapësirë për kthimin e tatimit progresiv në vend. Siç thotë ajo, një segment i rëndësishëm në këtë drejtim do të ishte informimi në kohë i të gjithë faktorëve ekonomikë në vend.

Të gjithë palët e interesuara në ekonomi duhet të informohen në kohën e duhur se çfarë do të ndodhë në të vërtetë me politikën e tatimeve, qoftë nga pikëpamja e investitorëve, sektorit privat…thjesht, për të qenë në gjendje që t’i parashikojnë lëvizjet e tyre. Kjo është pikërisht ajo që Ministria e Financave planifikon të fillojë diskutim me komunitetin e biznesit, akademinë, etj”, shprehet Fiti.

LEXO EDHE:

Back to top button