Fitore për Bajernin, Liverpullin dhe Sitin, barazon Interi

Skuadra e Bajern Munihut e ka nisur në mënyrë më të mirë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur skuadrën e Atletiko Madridit me 4-0.  Kingsli Koman në minutën e 28’ zhbllokoi ndeshjen, ndësa në minutën e 41’, Leon Goretzka dyfishoi epërsinë në 2:0. Korentin Toliso me një super gol në minutën e 66’, çoi në 3:0 epërsinë, para se sërisht Koman të vendoste rezultatin përfundimtar 4:0.

Liverpuli është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi aspak i lehtë në Holandë, te skuadra e Ajaksit. Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur të mposht Ajaksin 0-1, ndërsa momenti vendimtar ishte në pjesë e parë kur Nikolas Taliafiko shënoi në rrjetën e vet, një autogol që doli vendimtar në këtë fitore të Liverpulit.  Në minutën e 60′ të pjesës së dytë, Jurgen Klop vendosi të inkuadronte edhe Xherdan Shaqirin.

Skuadra e Interit ka barazuar 2:2 me gjermanët e Borusia Mynshenglladbahut, në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit B. Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Romelu Lukaku në minutën e 49′ kaloi në epërsi Interit, para se Ramy Bensebaini të barazonte nga penalltia në minutën e 61. Jonas Hofmann ‘shokoi’ Inter kur shënoi për epërsinë e parë të skuadrës së gjermane në minutën e 85′. Por, Interin nga humbja e shpëtoi Lukaku, që në minutën e 90′ barazoi në 2:2 rezultatin.

Mançester Siti e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur të mposht me përmbysje 3:1 Porton. Përmes Luis Diaz mysafirët nga Portugalia kaluan në epërsi në minutën e 14’, ndërsa Serhio Aguero nga penalltia barazoi shifrat në 1:1. Në minutën e 65’, Ilkay Gundogan kaloi për të parën herë Man. Sitin në epërsi, ndërsa fitoren e Sitit e vulosi Ferran Torres, që shënoi për 3:1 në minutën e 73’.

Vazhdon të mahnitë Atalanta, çerekfinaliste e sezonit të kaluar, e cila shkatërroi 0-4 Mitillandin (shënuan Zapata, Muriel, Gomez dhe Miranchuk).

Me rezultat minimal fitoi Olympiakosi përballë Marsejës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button