Jonida nuk i ndahet të bijës Emit: “Këto këmbë janë arsyeja për të cilën jetoj”

Në qershor të këtij viti, moderatorja Jonida Vokshi mirëpriti në jetë bekimin e saj të parë, një vogëlushe të cilës ia vendosën emrin Emi. Momentin e ardhjes në jetë të vajzës, ajo e përshkroi si më të bukurin dhe nuk ndalte dot lotët nga lumturia.

“Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni”- u shpreh Jonida për bebushen, të cilës i dedikon thuajse të gjithë ditën e saj. Si një mama e re që është, e kuptojmë fiksimin e moderatores me të voglën, të cilin nuk ngurron ta shprehë edhe në rrjete sociale.

Jonida çmendet pas gjithçkaje të Emit dhe vazhdimisht i dedikon asaj statuse të ëmbla dashurie, që na i ngrohin zemrat të gjithëve.Ajo a treguar se tashmë nuk e imagjinon dot jetën pa vajzën, zërin e saj, aromën e saj, të qarat e përkëdheljet.

Në postimin e fundit në InstaStory, Jonida ka publikuar një foto të këmbëve të Emit, teksa shkruan:

“Këto këmbë janë arsyeja për të cilën jetoj!”

 

LEXO EDHE:

Back to top button