Fjali që forcojnë vetëvlerësimin e fëmijës

Fjali që forcojnë vetëvlerësimin e fëmijës

Psikologët shpjegojnë se një fëmijë me vetëbesim e kalon jetën më lehtë sepse beson se mund të përballojë me sukses të gjitha sfidat që e presin në jetë.

Gjithashtu, shumë studime tregojnë se fëmijët me vetëbesim të lartë shkojnë më mirë në shkollë, por kanë edhe karrierë shumë më të suksesshme pasi të rriten, pikërisht për shkak të besimit të tyre te vetja.

Por shumë prindër nuk janë as të vetëdijshëm se mënyra se si i afrohen dhe flasin fëmijës së tyre mund të ketë një ndikim të madh në zhvillimin e vetëvlerësimit të tyre. Psikologët theksojnë se disa fjali mund të kontribuojnë në forcimin e vetëbesimit të fëmijës dhe ja për cilat fjali dhe fraza bëhet fjalë.

“E shoh që po punon shumë për këtë”, është një fjali që i jep fëmijës të kuptojë se prindi e sheh dhe e vëren përpjekjen e tij. Psikologët vazhdimisht theksojnë se përpjekja është më e rëndësishmja, ndërsa rezultatet janë më pak të rëndësishme. Ky vëzhgim i përpjekjes dhe vullnetit të fëmijës kontribuon në një zhvillim më të mirë të vetëbesimit.

Një fjali tjetër që do ta ndihmojë fëmijën të fitojë sa më shumë besim në vetvete është: “E di që herën tjetër do t’ia dalësh”.

Domethënë, është plotësisht e kuptueshme që herë pas here hasim dështim dhe mënyra se si e trajtojmë atë tregon se çfarë lloj personi jemi. Fëmijët që e dinë se është në rregull të gabojnë dhe nuk dorëzohen kur përballen me dështimin nuk u mungon vetëbesimi, shtojnë psikologët.

“Ishte guximi yt”, është një tjetër fjali që, sipas ekspertëve, prindërit duhet t’ua thonë fëmijëve të tyre. Ndërsa është normale që të vegjlit tanë të përpiqen dhe të dështojnë në gjëra herë pas here, fakti që ata ishin mjaft të guximshëm për të provuar dëshmon se ata kanë besim.

LEXO EDHE:

Back to top button