Flakët i marrin jetën një gruaje 85-vjeçare
Zjarri ka shpërthyer në katin e poshtëm të shtëpisë, dhe gruaja nuk ka arritur të shpëtojë në kohë.
Ekipi i Shërbimeve të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore e ka shpallur të vdekur në vendngjarje, ndërsa personave të tjerë u është ofruar ndihma e parë.
Ministria e Brendshme informon se rasti është raportuar në orën 01:48.
“SPB Shkup është njoftuar se një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në pronësi të S.K. (45), në të cilën jetonte edhe nëna e saj M.V. (85) në lagjen Pintija në Shkup. M.V. ka ndërruar jetë nga plagët e marra në zjarr, ndërsa vdekja e saj është konfirmuar nga një mjek i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore”, tha policia.
Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa gjatë gjithë ditës do të kryhet inspektim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.








