Flamuri evropian në propozim/ligjet për Korridoret, VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Mariçiqit

Flamuri evropian në propozim/ligjet për Korridoret, VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Mariçiqit

Gazetar: Lluka Andreev

VMRO DPMNE-ja kërkon dorëheqjen e zv/kryeministrit për çështjet evropiane Bojan Mariçiq. Kjo vjen pasi Mariçiq tha se ndryshimet ligjore lidhur me ndërtimin e korridoreve u paraqitën në parlament me një flamur evropian, megjithëse ato nuk kanë të bëjnë me harmonizimin me legjislacionin e BE-së. Sipas Hristijan Mickoskit, me këtë deklaratë Mariçiq nuk është i denjë të shërbejë si zëvendëskryeministër për çështje evropiane, sepse ai mbështet shkeljet e procedurave.

“Ata nuk janë as të denjë aspak për vlerat evropiane, dhe atë çfarë do të thotë Evropa, për qytetarët e Maqedonisë. Dua të paralajmëroj se ky pranim në skenë të hapur se ka shkelje të procedurave, shkelje të ligjeve… një ditë, dhe ajo ditë po afrohet, gjithashtu nënkupton përgjegjësi”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski kohët e fundit i bëri thirrje Delegacionit të BE-së në Shkup dhe ambasadave të vendeve anëtare të BE-së të reagojnë ndaj keqpërdorimit të flamurit evropian. Ai thotë se nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani. Ai i dërgoi letër Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Është e qartë se ata janë abuzuar në këtë proces, ose të paktën kjo është ajo që unë dua të besoj, por nëse ka heshtje, asnjë reagim, atëherë ne mund të dyshojmë në mënyrë të arsyeshme se është diçka tjetër”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mariçiç më parë tha se ndryshimet ligjore u dërguan nëpërmjet një procedure të shkurtuar në parlament, për të kapërcyer bllokadën mbi miratimin e tyre dhe se ishte një vendim politik. Ai e justifikoi vendimin duke futur Korridorin 8 në rrjetin trans-evropian të korridoreve. Ambasadori i BE-së Dejvid Gir, përsëriti në një intervistë në Alsat se flamuri evropian nuk duhet të keqpërdoret. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button