Ministria e Bujqësisë ndryshon strategjinë për bujqit, përveç IPARD edhe fonde shtetërore

Ministria e Bujqësisë ndryshon strategjinë për bujqit, përveç IPARD edhe fonde shtetërore

Gazetar: Adnan Qaili

Krizën ekonomike dhe inflacionin e çmimeve qytetarët po e paguajnë shtrenjtë. Përditshmëria e tyre mezi shtyhet me çmimet e larta të produkteve ushqimore bazike. Përderisa pjesa dërmuese qytetarëve po e përballojnë rëndë këtë shok të kostos së jetesës, autoritete zotohen se përveç vendimeve ad hoc, janë duke bërë edhe strategji në plan afatgjatë që kjo krizë mos të përsëritet vitin e ardhshëm. Nga Ministria e Bujqësisë kanë marrë një masë të re që granatet të jepen në baza mujore për makineritë bujqësore, në mënyrë që traktorët e pajisjet tjera të fillojnë menjëherë të punojnë nëpër ara. Ministri i Bujqësisë NIkollovski tha se këto do t’i marrin vetëm bujqit që e kanë si veprimtari primare.

“Mbështetja është në formë të ko-financimit deri në 10 mijë euro për bujk, të njëjtat mund të përdorën për blerje të makinerive bujqësore, pajisje të bletarëve, silosa dhe objekte për prodhim të ushqimit të kafshëve, pajisje për navigim dhe bujqësi smart të traktorët aktual, kombajna, pajisje bashka ngjitëse, makina për krijim të akullit, investime në objekte për energji të rinovueshme, pajisje për prodhim të duhanit si dhe blerje të haruerave dhe softvuerave për teknologjitë e prodhimeve bujqësore”, deklaroi Lupço NIkolovski, Ministër i Bujqësisë.

Për të marr grandet deri në 10 mijë euro të pakthyeshme, bujqit duhet të jenë të regjistruar dhe të posedojnë një sipërfaqe të caktuar të tokës bujqësore. Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot hapi thirrjen publike, ku aplikimet e bujqve do të shqyrtohen brenda çdo muaji. Deri në fund të këtij viti do të shpërndahen 1,45 milion euro për këtë masë. Drejtori i kësaj Agjencie tha se këto janë para të taksapaguesve, dhe pritet që të rritin dukshëm prodhimtarin e kulturave bujqësore.

“Pas aplikimit shqyrtohen në afatin sa më të shpejtë për 15 ditë, lidhen marrëveshjet me bujqit, të cilët do të kenë afatet e caktuara për ta realizuar investimin. Pasi të mbarojnë investimin, paraqesin kërkesë te Agjencia, e cila përpunohet duke dal në kontroll në teren për të parë që ai grand i miratuar është kryer sipas marrëveshjes dhe në fund kryhet pagesa”, u shpreh Nikica Baçovski, Drejtor i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

Në mbështetje të prodhimtarisë vendore të kulturave bujqësore që kriza e njëjtë për ushqim mos të përsëritet edhe vitin e ardhshëm, fermerët kanë mundësinë që të marrin mbështetje financiare mbi 20 mijë euro e sipër edhe përmes programit IPARD 3 nga fondet evropiane. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button