Ndërtuesit vendas i kundërvihen Qeverisë, kërkojnë të njëjtat rregulla si për Behtel-Enka

Ndërtuesit vendas i kundërvihen Qeverisë, kërkojnë të njëjtat rregulla si për Behtel-Enka

Ndërtuesit i kërkojnë Qeverisë të zbatojë të njëjtat rregulla ndaj tyre si ndaj “Bektel dhe Enka”. Marrëveshja e konsorciumit me qeverinë thotë se të paktën 51% e punonjësve do të jenë nga kompanitë vendase të ndërtimit. Por, Shoqata e Kompanive të Ndërtimit thotë se ata nuk do të lejojnë që punëtorët e tyre të torturohen derisa i ndërtojnë autostradat. Përveç kësaj teme, në Magazinën Ekonomike që transmetohet sonte në orën 22 e 20 në Alsat debatohet edhe për çmimin e banesave.

“Punëtorët e rinj nuk kanë ambicie për të punuar, kemi një largim masiv të punëtorëve të rinj. Punëtorët e moshuar janë mesatarisht rreth 55 vjeç, dhe punëtorët me këtë mesatare nuk mund të punojnë më shumë se 8-9 orë në ditë. Mendoj se ky kusht kërkohet nga Qeveria për partnerin strategjik, sepse synon të importojë punëtorë. Dhe ne e dimë se punëtorët që vijnë nga Pakistani apo India punojnë 10 orë në ditë”, tha Andrea Serafimovski -Shoqata e Ndërtimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button