“Flex Credit”, donacion për Fshatin “SOS”
“Flex Credit”, donacion për Fshatin “SOS”

Me rastin e Ditës Botërore të Familjes, kompania Flex Credit dhuroi pako humanitare për familjet kujdestare të mbështetura nga fshati i Fëmijëve SOS. Siç thanë nga kompania Flex Credit, donacioni përbëhet nga pako me ushqime elementare dhe produkte higjienike. Nga fshati I fëmijëve SOS thanë se çdo ndihmë për të mbështetur këto familje ka rëndësi të veçantë, jo vetëm financiare por ndikon edhe në zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve pa prindër
“Iniciativa për këtë aksion ka ardhur nga vetë punonjësit, me të cilët jemi veçanërisht krenarë, sepse punonjësit që janë besnikë dhe që jetojnë me idealet e organizatës janë çelësi i suksesit të saj. Dita Botërore e Familjes është një festë globale e lidhjeve dhe vlerave që bashkojnë familjet e të gjitha llojeve dhe madhësive dhe kompania jonë ka treguar edhe një herë se është një familje e madhe që vlerëson vlerat dhe traditën. Si përkrahës afatgjatë i punës së SOS Fshati i Fëmijëve, ne kemi dashur të shënojmë simbolikisht Ditën e Familjes duke dhuruar pako humanitare për familjet kujdestare ku shumë fëmijë pa përkujdesje prindërore kanë gjetur shtëpinë e tyre të ngrohtë”, tha Joana Spasovska, Flex Credit.
“Me krenari mund të themi se sot mbështesim mbi tetëdhjetë familje kujdestare. Shumë fëmijë pa kujdes prindëror në këto familje kujdestare gjejnë një shtëpi të ngrohtë të mbushur me dashuri, gëzim dhe të gjitha përfitimet e tjera të një atmosfere familjare. Por sfidat e ritmit modern ndihen kudo, edhe këtu, ndaj çdo ndihmë në drejtim të mbështetjes së këtyre familjeve është e një rëndësie të veçantë. Falenderojmë miqtë tanë nga Flex Credit të cilët përveç mbështetjes financiare dëgjojnë gjithmonë edhe lloje të tjera të ndihmës që nevojiten për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror”, deklalroi Silvija Brajoviq, Fshati I fëmijëve SOS. /Alsat.mk