FMN: Rikthimi i Covid-19, rreziku kryesor për ekonominë amerikane
Alsat
17.07.2020 20:47
Rikthimi i rasteve me COVID-19 përbën rrezikun kryesor për ekonominë amerikane, theksoi sot FMN duke iu kërkuar autoriteteve përpjekje të reja për të luftuar kundër pandemisë dhe për të përballuar sfidat social-ekonomike, të rrënjosura thellë në SHBA.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, cili sapo ka përfunduar rishikimin e tij vjetor të ekonomisë më të madhe në botë, pret që PBB-ja e SHBA të kontraktohet me 37% në tremujorin e dytë në bazë vjetore, pasojë e drejtpërdrejtë e masave kufizuese, pavarësisht mbështetjes politike të pazakontë.
Për gjithë vitin, recesioni do të arrijë në 6,6%.