Fondacioni bullgar “Maqedonia” paralajmëron bllokim të tre pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut këtë të diel
Në një publikim në Facebook, Fondacioni thekson se synimi i kësaj bllokade është që kryeministrit Hristijan Mickoski t’i dërgohet një mesazh demonstrativ se, sipas tyre, nuk mund të vazhdojë persekutimi i bullgarëve në vend, sulmet ndaj tyre dhe vendimet gjyqësore që ata i cilësojnë si të sajuara kundër bullgarëve.
“A jeni gati të bllokoni në mënyrë demonstrative dhe paqësore tre pikat kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe t’i tregoni Mickoskit se kjo nuk mund të vazhdojë dhe se ne do të reagojmë ndaj këtij agresioni që Shkupi po kryen kundër nesh! Le t’i tregojmë Mickoskit dhe regjimit të tij se nuk mund të vazhdojnë të tallen me Bullgarinë dhe popullin bullgar!”, deklaruan nga Fondacioni “Maqedonia”.








