Tetë ditë paraburgim për autorin që i vuri flakën automjeteve diplomatike bullgare në Shkup

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, 44-vjeçari nga Shkupi, I.D.S., është dënuar me 8 ditë paraburgim për djegien e automjeteve diplomatike në Ambasadën Bullgare në vend, konfirmoi Gjykata Penale e Shkupit.

Sot në mëngjes, Ministria e Brendshme njoftoi se I.D.S. e ka pranuar krimin në stacionin policor dhe se është ngritur kallëzim penal për kryerjen e një vepre penale shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Shkup dje ka filluar procedurë kundër tij.

 

Prokurori publik vlerësoi se ekzistojnë baza për përcaktimin e masës së paraburgimit, duke marrë parasysh llojin, karakterin dhe peshën e krimit, si dhe faktin se ai është kryer kundër automjeteve diplomatike në qendër të Shkupit, gjatë një periudhe të ditës kur frekuenca e njerëzve dhe automjeteve është e lartë.

Ministria e Brendshme shtoi se gjatë hetimit u siguruan prova materiale, duke përfshirë pamjet filmike nga kamerat e mbikëqyrjes me video nga vende të shumta, si dhe rrobat që i dyshuari mbante veshur në kohën e krimit.

LEXO EDHE:

Back to top button