Forcat ruse dhe ukrainase vazhduan luftimet në të gjithë Ukrainën lindore dhe jugore, ndërsa një raport nga një medium amerikan shtoi shpresat se Ukraina mund ta mbyllë vitin me bisedime për paqe, 15 muaj pas pushtimit të paprovokuar nga Rusia. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha në raportin e publikuar më 1 korrik se forcat ukrainase ishin përfshirë në rreth 20 beteja kundër trupave ruse. Në raport u përmendën edhe sulme të mëdha ajrore nga forcat ruse në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut, si dhe në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Hersonit. Ndërkohë kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Kievi po lufton paragjykimet dhe keqkuptimet e vjetra në lidhje me pasojat që mund të sjellë anëtarësimi i vendit të tij në aleancën ushtarake, NATO. Sipas Kulebas, anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të çonte në një luftë tjetër me Rusinë. Ai shtoi se Ukraina nuk pret që anëtarësimi të bëhet gjatë kohës sa lufta me Rusinë vazhdon, por “pas luftës, do të ishte vetëvrasje që Evropa të mos e pranonte Ukrainën si anëtare të NATO-s”. /Alsat.mk
405 1 minute read








