Nga sot, çmim i ri i energjisë elektrike

Nga sot, çmim i ri i energjisë elektrike

Shfrytëzuesit e energjisë elektrike në tregun e rregulluar duke filluar nga sot, në gjashtë muajt e ardhshëm do të paguajnë rrymë me çmim të ri, të cilin të martën e caktoi Komisioni Rregullator i Energjetikës. Në bazë të vendimit rritje do të ketë në faturat e qytetarëve që harxhojnë më shumë rrymë, ata që bëjnë pjesë në bllok tarifën e tretë dhe të katërt. Faturat e energjisë për rreth 2.5 për qind do t’i rëndojë kthimi i TVSH-së prej 18 për qind. Ndërkohë është paralajmëruar se nga 1 dhjetori do të kthehet edhe tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike edhe atë nga ora 13 deri në orën 15. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button