Forcat ruse, sulme në disa rajone në Ukrainë

Forcat ruse, sulme në disa rajone në Ukrainë

Zyrtarët ukrainas raportuan sulme me dronë dhe raketa ruse në rajone të ndryshme. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte zmbrapsur sulmet me dronë në rajonet e Moskës dhe Brianskut, si dhe mbylli përkohësisht tre aeroporte në kryeqytet. Një person u plagos dhe 20 ndërtesa u dëmtuan pas një sulmi rus me raketa gjatë natës në Kryviy Rih. Rusia e sulmoi edhe Zaporizhjan gjatë natës, duke shkaktuar dëme. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha herët se katër drone u rrëzuan gjatë natës dy mbi rajonin e Moskës dhe dy mbi rajonin e Bryanskut, rreth 400 kilometra në jugperëndim të Moskës. Tre aeroporte të Moskës pezulluan përkohësisht fluturimet. /alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button