Forcat ukrainase mund të duhet të tërhiqen nga një pjesë e Luhanskut
Forcat ukrainase mund të duhet të tërhiqen nga vend-qëndrimi i tyre i fundit në Luhansk për të mos u kapur rob, sipas guvernatorit të rajonit.
Serhiy Gaidai thotë se trupat ruse kanë hyrë në Severodonetsk, qyteti më i madh i Donbasit që ishte ende nën kontrollin e Ukrainës.
Rreth 90% e ndërtesave në qytet janë dëmtuar, tha ai, duke shtuar: “Rusët nuk do të jenë në gjendje të kapin rajonin e Luhanskut në ditët në vijim, siç kanë parashikuar analistët. Ne do të kemi fuqi dhe burime të mjaftueshme për të mbrojtur veten. Megjithatë është e mundur që për të mos të qenë të rrethuar do të duhet të tërhiqemi”.








