Forumi i investimeve BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama
Forumi i investimeve BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Ursula von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama
Presidentja e Komisionit Europian, Ursuala von der Leyen u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Në orën 10:00 ka filluar takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentes von der Leyen, i cili do të pasohet nga takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Më pas, në orën 11:15, Kryeministri Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian do të zhvillojnë konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri.








