Foshnja e parë në vitin 2021 është djalë, nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të mirë

Menjëherë pas mesnate, në klinikën Gjinekologjike në Shkup, kanë lindur dy foshnja. Të dy djem, ndërsa dy orë më vonë ka lindur edhe foshnja e tretë e cila është vajzë. Nëna e foshnjës së parë është 35 vjeçarja Bojana Smilevska nga Shkupi, e cila këtë e ka fëmijën e dytë. Disa sekonda më pas, 33 vjeçarja Gabriella Gjoshevska u bë nënë për herë të parë. Ministri i Shëndetësisë vizitoi foshnjat e para të vitit 2021. Ndërkohë drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike tha se nata e ndërrimit të moteve ka qenë e qetë.

Në minutën e parë pas mesnate kishim dy foshnje meshkuj, të shëndetshëm. Njëra nga nënat e kishte lindjen e parë ndërsa tjetra lindjen e dytë. Kështu që mendoj se ky vit do të jetë shumë, shumë më i suksesshëm. Të dy nënat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të lumtura, pasi kanë fituar dhuratën më të madhe në jetë në vitin 2021. Foshnjat po ashtu janë në gjendje të mirë – deklaroi Viktorija Jovanovska, Drejtoreshë e Klinikës Gjinekologjike, Shkup.

Tre foshnjat e para të këtij viti do të shpërblehen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Qyteti i Shkupit. Ky vit me lajme të mira filloi edhe për Manastirin. Gjatë natës së parë të vitit të 2021-it u regjistruan pesë lindje, ndërsa foshnja e parë gjithashtu ishte djalë. Nata e parë e këtij viti ishte e pazakontë për ekipet kujdestare në Spitalin e Gjinekologjisë në Kumanovë. Pas shumë dekadave, për herë të parë, gjatë natës së ndërrimit të viteve në këtë Spital nuk është regjistruar asnjë foshnje e lindur.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button