Në 24 orët e fundit, në spital 35 persona

Në 24 orët e fundit në qendrat Covid janë pranuar 35 pacientë. Në spitalin “8 shtatori” për shkak të komplikimeve ndihmë mjekësore kanë kërkuar 14 persona, ndërsa në Klinikën Infektive 15 vetë. Të tjerët janë drejtuar në Klinikat e tjera në Spitalin Shtetëror. 348 persona të infektuar me KOVID-19 po trajtohen në spitale. Drejtoresha e Klinikës Infektive Milena Stefanoviq tha se numri i të shtruarve bë është ulur dukshëm dhe shpreson se ky trend do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në Klinikën Infektive po kurohen 122 pacientë , 100 prej tyre me pasqyrë të rëndë klinike, 12 në ventilim invaziv, shumica me mbështetje të lartë të oksigjenit. Ky është numri më i ulët, për një kohë të gjatë nuk kemi pasur një numër të tillë të pacientëve të shtruar në spital, shpresoj që ky trend të vazhdojë – Milena Stevanoviq-Drejtoresh e klinikës për sëmundje infektive.

LEXO EDHE:

Back to top button