[FOTO/VIDEO] Kjo grua meksikane u bë avokatja e parë me sindromën Down në botë

[FOTO/VIDEO] Kjo grua meksikane u bë avokatja e parë me sindromën Down në botë

Ana Victoria Espino De Santiago (25), së fundmi realizoi ëndrrën e saj më të madhe, duke u diplomuar për drejtësi në universitetin “Benemerita Universidad Autonoma de Zacatecas” në Meksikë dhe kështu u bë avokatja e parë me sindromën Down në botë, shkruan revista “Social Diary”.

Pavarësisht kufizimeve me të cilat përballej, Anna Victoria sfidoi me vendosmëri shoqërinë që dyshonte në aftësitë e saj. Anna Victoria tejkaloi pritshmëritë e shumë njerëzve dhe dëshmoi se gjendja e saj shëndetësore nuk është pengesë për arritjen e qëllimeve akademike dhe profesionale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

Që në fëmijëri, Anna kishte mbështetjen e plotë të prindërve të saj, të cilët ushqyen kulturën e edukimit dhe rruga e saj akademike u përcaktua me vendosmëri. Ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm në Institutin “Ana Sullivan”, është marrë edhe me pikturë, si dhe ekspozoi veprat e saj në ekspozita të ndryshme artistike.

 

Anna Victoria është një aktiviste e madhe për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, shpesh merr pjesë në tribuna dhe kongrese të ndryshme, duke luftuar për barazinë sociale të personave me vështirësi dhe aftësi të kufizuara. Ajo gjithashtu synon të aktivizohet politikisht, dhe dëshiron të bëhet një parlamentare që do të luftojë kundër diskriminimit në shoqëri.

 

Me diplomën e saj, Ana Victoria iu bashkua të tjerëve me sindromën Down që kanë arritur suksese të mëdha në karrierën e tyre, si Pablo Pineda, aktori dhe i diplomuari i parë europian me sindromën Down.

LEXO EDHE:

Back to top button