Fotot e djalit të Elon Musk në Zyrën Ovale janë të vështira për t’u përshkruar
Fotot e djalit të Elon Musk në Zyrën Ovale janë të vështira për t'u përshkruar

Ndërsa ekipet e kamerave dhe reporterët në Zyrën Ovale po përpiqeshin të filmonin dhe fotografonin Elon Musk dhe Donald Trump, fokusi i tyre u zhvendos papritur tek dikush tjetër – djali i Musk, X Æ A-Xii.
Elon solli me vete në Zyrën Ovale djalin e tij, i cili përfundimisht u bë një hit i vërtetë. Djali është vlerësuar edhe nga presidenti.
Ai u ngjit në kokën e babait të tij
“Ky është X, dhe ai është i mrekullueshëm – ai ka një IQ të lartë,” tha Trump. Ndërsa Musk po përpiqej të mbante një fjalim para gazetarëve, djali i tij e ndërprente vazhdimisht. I hipi mbi kokë. Fjalë për fjalë.
Madje në një moment ai ka futur edhe gishtat në vesh. “Më falni për këtë. Normalisht që do të më pëlqente kjo, por ai po më fut gishtat në vesh…”, tha ai duke qeshur.
Djali po bënte fytyra, duke u fshehur pranë tavolinës së Trump…
X Æ A-Xii ka lindur në vitin 2020 dhe është djali i Musk dhe muzikantit Grimes. Musk e mori me vete disa herë në publik, përfshirë edhe natën e zgjedhjeve. Dhe më pas Trump e quajti atë një “djalë të mrekullueshëm, të përsosur”.
Së fundi, ju lëmë me një video të vogëlushit X nga Zyra Ovale.
President Trump, @ElonMusk, and little X in the Oval Office 🇺🇸 pic.twitter.com/zIxS6O0pwX
— The White House (@WhiteHouse) February 11, 2025