Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë

Francezët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, por me kusht që lufta të mos përshkallëzohet.

Kështu ka thënë deputeti dhe aleat i ngushtë i presidentit, Emmanuel Macron, Thomas Gassilloud, raporton theguardian.

“Ne duhet t’i studiojmë kërkesat rast pas rasti dhe t’i lëmë të gjitha dyert të hapura”, u tha gazetarëve në Londër, Gassilloud, kryetar i komitetit të mbrojtjes kombëtare dhe forcave të armatosura të Asamblesë Kombëtare.

Gassiloud, i cili ishte në Londër për të takuar deputetët britanikë, shtoi se “Ne do të shohim në javët e ardhshme se çfarë do të ndodhë pasi që gjërat po ecin shumë shpejt”.

Danimarka dhe disa vende të tjera kanë shprehur dëshirën për të dërguar aeroplanë në Ukrainë, por të tjerët janë të shqetësuar se kjo mund ta përshkallëzojë luftën edhe jashtë territorit ukrainas.

Gassilloud tha se Franca nuk ka gjasa të dërgojë tanke “Leclerc” sepse ato nuk përshtateshin me furnizimin nga Amerika dhe Gjermania.

Ai vuri në dukje se si tanket ashtu edhe aeroplanët kanë nevojë për trajnime të specializuara.

LEXO EDHE:

Back to top button