Ukrainasit sulmojnë depon ruse të armëve në Bakhmut

Ukrainasit sulmojnë depon ruse të armëve në Bakhmut

Ushtarët ukrainas po vazhdojnë me sukses t’i kundërvihen forcave pushtuese ruse.

Garda Kombëtare e Ukrainës ka publikuar një video teksa shihet duke u shkatërruar një depo municionesh ruse në Bakhmut.

Ata pretendojnë se në atë sulm janë vrarë të paktën një njësi ruse.

Në depo thuhet se kishte mortaja të llojeve të ndryshme, si dhe municione për armë të vogla.

Megjithatë, autoritetet ukrainase nuk kanë bërë të ditur se kur ka ndodhur ky sulm vdekjeprurës ndaj rusëve.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme materiale.

LEXO EDHE:

Back to top button