Francë, zjarrfikësit sigurojnë ujin nga pishinat për shkak të thatësirës

Francë, zjarrfikësit sigurojnë ujin nga pishinat për shkak të thatësirës

Zjarrfikësit kanë filluar të sigurojnë ujin nga pishinat për shkak të mungesës së ujit nëpër lumenj dhe depo të ujit si pasojë e thatësirës në rajonin Pireneler të Francës. Sipas “France Info”, zjarrfikësit në rajon po përjetojnë mungesë uji për shkak të pakësimit të ujërave nëntokësore kohët fundit.

Menaxhuesit e pishinave të notit në rajon kanë filluar të grumbullojnë në pishinat e tyre ujërat e shirave. Me afrimin e të motit të nxehtë, zjarrfikësit u janë drejtuar këtyre pishinave për të luftuar me zjarret e mundshme në rajon.

– Kanë filluar zjarret

Zjarri që shpërtheu dje në rajon dhe që përfshiu një sipërfaqe prej 30 hektarësh, u vu nën kontroll me ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa muajin e kaluar zjarret dogjën rreth 1.000 hektarë sipërfaqe të gjelbra.

Ministri për Tranzicionin Ekologjik dhe Kohezionin e Territoreve, Christophe Bechu në një deklaratë më 6 maj tha se është ndaluar shitja e ujit ndaj pishinave të notit në pronat private në Pireneler Qendror. Bechu tha se rajoni do të arrijë në nivelin e krizës për sa i përket thatësirës dhe se 75 për qind e ujërave nëntokësore në vend janë nën normat e stinës.

 Në vend janë pakësuar reshjet

Vitin e kaluar në Francë norma e reshjeve ishte shumë e dobët. Në muajt e verës mbi 700 bashki u ballafaquan me mungesën e ujit si pasojë e thatësirës. Administrata Franceze e Meteorologjisë ka deklaruar se në periudhën 21 janar – 22 shkurt në vend nuk ka rënë aspak shi dhe se kjo është regjistruar si “periudha më e gjatë pa reshje në vend që nga viti 1958, që është themelimi i republikës së 5-të”.

LEXO EDHE:

Back to top button