Fronti Evropian: Ata që duan të abrogojnë mekanizmat mbrojtës të badenderit dhe balancuesit, do marrin përgjigje më 8 maj

Fronti Evropian: Ata që duan të abrogojnë mekanizmat mbrojtës të badenderit dhe balancuesit, do marrin përgjigje më 8 maj

Fronti Evropian nga Vrapçishti dërgoi porosi se të gjithë ata që duan të abrogojnë mekanizmat mbrojtës të badenterit dhe balancuesit do të marrin përgjigjen me 8 maj. Ziadin Sela tha se deputetët e frontit nuk do të lejojnë një gjë të tillë në Kuvend.

“Këto mekanizma mbrojtës vetëm mund të avancohen dhe kjo është diga dhe linja e kuqe të cilën Fronti Evropian e premton para qytetarëve dhe ua bën me dije atyre që kanë marr hov për të na marrë të drejtën për tu ndjerë të barabartë”, deklaroi Ziadin Sela, Fronti Evropian.

LSDM-ja dhe Fronti për të ardhme Evropiane ka vazhduar fushatën në Strugë. Nga atje, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme, rroga mesatare do të arrin në 1100 euro, ndërsa me anëtarësimin në BE e njëjta do të rritet akoma. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button