Funksioni i ri në Gmail, do ti tërheqë ata që blejnë në internet

Funksioni i ri në Gmail, do ti tërheqë ata që blejnë në internet

Nëse jeni nga ata që ju pëlqen të porositni online, atëherë mund t’ju pëlqejë funksioni i ri i kompanisë Google, për gjurmim më të lehtë të paketave që prisni.

Në nëntor, Google premtoi të zbatojë ndihmë për gjurmimin, në mënyrë që të mos keni më nevojë të klikoni në lidhjet në email ose të kopjoni-ngjisni numrat e gjurmimit në një faqe tjetër interneti ose platformë gjurmimi për të marrë detaje rreth vendndodhjes së paketës suaj.

Përkatësisht, thjesht mund të hapni emailin me njoftimin e dërgesës për të marrë atë informacion. Për të aktivizuar funksionin në Gmail, duhet ta aktivizoni manualisht.

Për momentin, ky opsion është i disponueshëm vetëm në pajisjet Android dhe iOS përmes aplikacionit Gmail.

LEXO EDHE:

Back to top button