Furnizimi me vaksina kundër Covid-19 do të kushtojë 7.9 milion euro

Imunizimi kundër Covid-19 do të kushtojë 7.9 milion euro. Qeveria në mbledhjen e djeshme ka miratuar ndryshimet në Programin për imunizim të detyrueshëm të popullsisë për vitin 2020, i cili konfirmon qëllimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë pjesë në sistemin Covax për furnizim me 833,000 doza të vaksinave. Për këtë qëllim, nga buxheti janë aprovuar 487.900.000.000 denarë (rreth 7.9 milion euro), nga të cilat 69,722,000 (rreth 1,3 milion euro) janë avans.

Vaksina kundër Covid-19 nuk do të jetë e detyrueshme dhe qytetarët vetë do të vendosin për imunizim. Vaksina do të jetë falas, transmeton Alsat.

Maqedonia e Veriut do të marrë vaksina kundër Covid-19 për rreth 400,000 njerëz ose 20% të popullsisë, për shkak se vaksina duhet të aplikohet në dy doza. Sidoqoftë, këto 833,000 doza nuk do të arrijnë menjëherë, por sipas  dinamikës, planit dhe kapaciteteve tona. Dozat e para pritet të arrijnë në tremujorin e parë (janar-mars) të vitit të ardhshëm.

20-përqindëshi i parë që parashihet të vaksinohet janë personeli shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe popullata e moshuar. Qeveria planifikon të sigurojë sasi shtesë të vaksinave kundër koronavirusit me anë të mekanizmave tjerë furnizues. .

 

LEXO EDHE:

Back to top button