Fushata zgjedhore/ Mojsova: Të rinjtë të jenë shtylla e shoqërisë

Fushata zgjedhore/ Mojsova: Të rinjtë të jenë shtylla e shoqërisë

Kandidatja e LSDM-së për Komunën e Karposhit Maja Mijovska Mojsova thotë se vizioni i saj është që të rinjtë të jenë shtylla e shoqërisë, kursi si mjeke, thotë se e kupton se sa e rëndësishme është pastrimi i parqeve dhe i rrugëve si dhe mbledhja e rregullt e mbeturinave. Mojsova deklaron që fushata e saj zgjedhore do të jetë pa fyerje dhe nënçmim të kundërshtarëve dhe pa ngarkesa materiale, duke shtuar se vota nuk duhet të këmbehet për një kafe ose një vakt ushqimi.

“Nga unë duhet të prisni që të takoj secilin prej jush, të dëgjoj zërin tuaj, nevojat tuaja, problemet tuaja, por edhe të më njihni dhe të paraqes vizionin tim për Karposhin tonë. Dhe në vizionin tim ka projekte infrastrukturore, sepse ato janë të pashmangshme, por ato përshtaten me nevojat tuaja. Në vizionin tim, mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbra, vendeve për pushim, fushave sportive dhe këndeve të lojërave për fëmijë është një punë krejtësisht normale e përditshme e institucioneve komunale, për të cilën as unë dhe as Administrata Komunale nuk do të mburremi”, deklaroi Maja Mijovska Mojsova, kandidate e LSDM-së për Karposhin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button